top of page

Botox - Injeksionet per rrudhat e lehta dhe te thella

Trajtime Botoksi - Klinika Dermatologjik

A-Derma është klinikë dermatologjike lider në Shqipëri, që prej 2004.

Toksina e Botulinës tipi A është një proteinë e prodhuar nga bacterium Clostridium botulinum. Efektet e toksinës së botulinës njihen prej më shumë se një shekulli, por pas vitit 1980 kjo toksinë filloi të përdorej për një sërë problemesh mjekësore. Injeksionet e botoxit filluan të përdoren në mjekësinë kozmetike që në fillim të viteve ’90.


Injeksionet trajtuese janë përdorur për rrudhat e krijuara si rezultat i lëvizjeve të mimikës në ballë dhe sy. Këto injeksione kanë si qëllim relaksimin e musculatures, më shumë se sa ngrirjen e saj.
Injeksionet relaksuese të muskujve mund të ndihmojnë me rrudhat në pjesën e ballit, ndërmjet vetullave dhe përreth syve. Për rrudhat që vërehen në gjysmën e poshtme të fytyrës duhet të konsultoni mjekun tuaj dhe të diskutohet për përdorimin e fillersave në këtë regjion.

Cilat zona janë te përshtatshme?

Injeksionet relaksuese të muskujve janë më shumë të përdorura në trajtimin e rrudhave të krijuara ndërmjet vetullave, rrudhave në ballë dhe rrudhave përreth syve. Këto injeksione lehtësojnë këto rrudha të krijuara nga mimika dhe buzëqeshja. Këto injeksione nuk i zhdukin këto rrudha totalisht. Ky trajtim nuk duhet të ndryshojë në mënyrë radikale paraqitjen tuaj faciale. Muskujt pas injeksionit relaksohen, por ju mund te buzëqeshni ende ose të keni shprehitë e personit të surprizuar pa krijimin e rrudhave ndërmjet vetullave. Injeksionet trajtuese nuk duhet të aplikohen nëse ekziston ndonjë infeksion në zonën e injeksionit.

Injeksionet trajtuese – Pyetjet më të shpeshta që shtrohen janë:

 

”Si funksionojnë injeksionet për të relaksuar muskulaturën?“

Toksina natyrale është një bllokues i impulseve nervore. Ajo lidhet në mbaresat nervore dhe parandalon clirimin e transmetuesve kimikë që aktivizojnë muskujt. Në këtë mënyrë proteina natyrale e purifikuar relakson muskujt që shkaktojnë rrudhat. Efekti zakonisht kërkon 1-2 javë që të jetë i plotë. Pas disa javëve ose muajve mbaresat nervore zhvillojnë lidhje të reja me muskujt dhe efekti i toksinës dobësohet. Injeksionet ripërsëriten rreth 2-3 herë në vit sipas udhëzimeve të mjekut.

 

”Kush përfshihet?“

Hapi i pare, është që të kryejmë një konsultim përpara trajtimit me mjekun dermatolog të kualifikuar. Dermatologu juaj do të vlerësojë domosdoshmërinë ose jo të kryerjes së këtyre injeksioneve në rastin tuaj, do të diskutojë me ju shkallën e përmirësimit dhe rreziqet pas kryerjes së kësaj procedure, si dhe do t’ju përgjigjet pyetjeve që ju mund të keni. Ju mund t’ju jepet me vete ky material i shkruar dhe t’ju caktohet një orar për trajtimin. Nuk është e nevojshme të kryhet paraprakisht ndonjë test lëkure.
Trajtimi konsiston në disa injeksione të vogla dhe diskomforti është minimal. Koha e nevojshme e këtij trajtimi është rreth 15 minuta. Anestezia nuk është e nevojshme por mjeku juaj mund të vendos dhe mund të aplikoj paketa të ftohta akulli ose krem anestetik, përpara procedurës. Shumica e pacientëve e krahasojnë ndjesinë e injeksioneve të ngjajshme me pickimin nga insektet. Vec ndjesisë së pickimit ju mund të ndjeni një diskomfort të lehtë.
Mund të vërehet një fryerje shumë e lehtë në vendin e injeksionit dhe ndjesia e djegies së lehtë. Zakonisht mund të riaplikoni make-up përpara se të largoheni nga klinika dhe të kryeni aktivitetet tuaja normale, por duhet të evitohen ushtrimet e rënda brënda 24 orëve të para menjeherë pas trajtimit. Rezultatet në disa raste mund të vërehen brënda orëvë të para të trajtimit por është e nevojshme 1-2 javë kohë për efekt maksimal të dukshëm.
Për trajtimin tuaj të parë numri i injeksioneve të vogla të nevojshme për të arritur rezultate sa më të mira, varet nga zona që ju do të trajtoni. Meqë përgjigja ndaj trajtimit varion nga individi në individ ju mund të keni nevojë për një vizitë rrikontrolli pas 10 ditëve në mënyrë që të keni efektet më të mira të mundshme.

 

”Si duhet të pregatitem unë për trajtimin?“

Instruksione para proçedurës

Ju lutemi mos aplikoni make-up përpara se të vini në klinikë; nëse ju keni aplikuar sigurisht që do të realizohet një pastrim i mirë i fytyrës. Për të minimizuar mundësinë e shfaqjes së hematomave në vëndin e injeksionit ju lutemi:
-  Preferohet të mos përdorni aspirinë ose produkte që përmbajnë aspirinë 10 ditë përpara trajtimit.
-  Evito përdorimin e alkolit 24 orë përpara trajtimit.
-  Diskutoni me mjekun tuaj ndonjë predispozitë për hemoragji që mund të keni dhe mjekimet që ju merrni.
Megjithëse këto injeksione tolerohen shumë mirë nga shumica e pacientëve, ju mund të aplikoni një krem anestetik lokal në zonën që do të trajtoni një orë para trajtimit. Ju mund të blini këtë krem në farmaci ose mjeku juaj mund të aplikojë një krem të tillë gjatë qëndrimit në klinikë. 

”Këshillat pas trajtimit?“

Nëse ndjeni dhimbje koke ose dhimbje në vëndet e injeksionit ju mund të përdorni paracetamol çdo 6 orë. Nuk këshillohet të përdorni aspirinë ose të konsumoni alkol deri në 24 orë pas kryerjes së kësaj proçedure.
Pas trajtimit duhet të evitoni shtypjen, fërkimin ose masazhimin e zonës 3-4 orë. Gjithashtu nuk rekomandohet të shtriheni për 3-4 orë në mënyrë që të evitoni përhapjen e toksinës në muskujt e tjerë.
Evito ushtrimet e rënda që shkaktojnë djersitje, deri në 24 orë pas trajtimit. Ju mund të kryeni aktivitete normale. Shumica e pacientëve vazhdojnë aktivitet e tyre normale, menjeherë pas kryerjes së kësaj procedure. Ju mund të riktheheni në punë në të njëjtën ditë. Gjithsesi ju lutemi të evitoni në 24 orët e para: masazhet faciale, aplikimin e solarëve, sauna, peeling, pastrimet e thella të lëkurës, trajtimet me lazer.
Ju mund të aplikoni make-up menjëherë pasi largoheni nga klinika.
Nuk paraqet rrezik nëse udhëtoni me makinë, tren ose avion pas trajtimit.
Një vizitë rrikontrolli zakonisht planifikohet 10 ditë pas trajtimit për të vlerësuar rezultatet dhe për të parë nevojën e trajtimeve të mëtejshme. 

 

”A janë injeksionet relaksuese të muskujve të sigurta?“

Toksina botox është një proteinë e purifikuar që prodhohet nga kultura e organizmave natyralë. Vetëm doza shumë të vogla përdoren.
Efektet zakonisht janë të ndjeshme në zonën e injektimit dhe nuk përhapen.
Ky medikament njihet si një trajtim i sigurtë dhe efektiv nga Shoqata Amerikane e Neurologjisë, Akademia Amerikane e Ophtalmologjisë dhe Instituti Amerikan Kombëtar i Shëndetit.
Përdorimi në fushën e kozmetikës i këtij preparati është kryer prej rreth 20 vitesh, duke përfshirë mijëra pacientë që dëshmojnë për efekte shumë të mira, potenciale të këtij trajtimi.

 

”A vërehet ndonjë efekt anësor?”

Efektet anësore janë të rralla.
Ju mund të vëreni skuqje të lehtë ose hematoma të lehta në vëndin e injeksionit. Këto janë të përkohshme dhe mund të mbulohen nga makeup-i.
Efekte të padëshiruara të raportuara janë: dhimbje koke, simptoma të ngjajshme me gripin, të pëziera, rënie e qepallës ose e vetullës, irritim i zonës së trajtuar, sy të thatë, hapje e syrit, vizion i dyfishtë.
Këto efekte të padëshiruara nuk janë të zakonshme.
Nëse këto vërehen, ato janë me një natyrë kalimtare, dhe të toleruara mirë nga pacientët. Efektet e injeksioneve të relaksantëve muskularë mund të rriten nëse përdoren njëkohësisht disa antibotikë ose disa medikamente që interferojnë me transmetimin neuromuskular. Ju lutemi vendosni në dijeni mjekun për tërë mjekimet që ju merrni.

 

”A është kjo terapi për mua?”

Nëse pas leximit me kujdes të këtij informacioni ju jeni të interesuar për terapinë e botoxit, ju duhet të planifikoni një konsultim me një mjek dermatolog të kualifikuar. Ky takim do të jetë një mundësi për ju që të diskutoni rreth pyetjeve tuaja, dhe atë që prisni ju pas këtyre injeksioneve. Injeksionet trajtuese me botox dhe efikasiteti pas tyre varet nga shkalla e rrudhave tuaja, historia juaj personale mjeksore dhe zona në të cilën ju dëshironi që të trajtohet.
Injeksionet e botoxit në përgjithësi nuk janë të përshtatshme për rrudhat e buzëqeshjes ose rrudhat në pjesën e poshtme të fytyrës. Këto injeksione nuk janë të njëjta me procedurat kirurgjikale lifting. Këto injeksione nuk janë një kurë për rrudhat në tërësi dhe shkalla e korrektimit të rrudhave në gjysmën e sipërme të fytyrës varion nga personi në person.

bottom of page