A-Derma është Klinikë Mjekesore Lider në fushën e Dermatologjisë, Onko- Dermatologjise dhe Dermatologjise Estetike në Shqipëri.
E krijuar në fillim të viteve 2000, misioni i Klinikes A-Derma është që të realizoje diagnostikimin e saktë, trajtimin bashkëkohor dhe parandalimin e semundjeve të lekurës. Duke investuar në trajnimin e stafit ne vazhdimesi dhe inovacion, Klinika A-Derma është tashmë lider në fushën e Dermatologjisë për shtetasit Shqiptar dhe të huaj.
Tek A-Derma, ne jemi krenarë të ofrojmë keshillim, diagnostikim dhe trajtime të kualitetit më të lartë. Me shume vite eksperiencë, i gjithë stafi e personeli mjekesor është i pajisur me trajnimet dhe kualifikimet e nevojshme me cilësore për t'ju përgjigjur cdo pyetje që ju keni dhe përdorim te aparaturat më të avancuara në kete fushe.
Dr. Monika Fida profesoreshë pranë Universitetit Mjekësor të Tiranës drejton klinikën që prej fillimit të saj. Që në vitin 2007 e në vijim dr. Monika Fida ësht Lektore e lëndës Dermatologji Venerologji pranë Universitetit "Zoja Këshillit të Mirë" Tiranë, si dhe Universitetit " Guliemo Marconi" Rome, Itali. Ajo është e diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në 1998 dhe aktualisht mban gradën shkencore " Profesor i Asociuar"
Lexo më shumë këtu >>