Microdermoabrazion

Dermoabrasion__A_Derma_Klinika_Dermat

 

Microdermoabrazioni është një proçedurë dermo-estetike që përdoret gjerësisht sot në botë e cila realizon:

-  eksfolimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës (eleminon qelizat e vdekura duke ju lënë vend qelizave të reja).

-  trajton dhe përmirëson gjendjen e lëkurës pas ekspozimit të shtuar në diell ose solaret.

-  shërben për trajtimin e hiperpigmentimeve në lëkurë dhe përmirëson ndjeshëm lëmueshmërinë dhe tonusin e lëkurës.

-  mund të përdoret për të përmirësuar rrudhat në lëkurë, striet dhe shenjat e akneve.

Microdermoabrazioni mund të përdoret e vetme ose e kombinuar me proçedura të tjera si mezoterapia, injeksionet e acidit hialuronik ose me maska të ndryshme rigjeneruese të lëkurës. Është një proçedure jo-invazive, e padhimbshme që mund të aplikohet disa herë gjatë vitit.