Mesoterapy

Çfarë është Mesoterapia?

 

Mesoterapia është një proçedurë shumë e përhapur sot në mjekësinë estetike që nënkupton aplikimin e produkteve të ndryshme nëpërmjet injeksioneve në lëkurë.

 

-  Përdoret gjerësisht për të ruajtur një ushqyerje dhe hidratim sa më të mirë të lëkurës e veçanërisht fytyrës e dekoltesë.

-  Përdoret dhe në trajtimin e rënies së flokëve ose në rigjenerimin e flokëve

-  Trajtimin e celulitit.

 

Ekzistojne koktej të ndryshëm vitaminash dhe mikroelementesh për ushqyerjen e lëkures si komplekse vitaminash (Vit C në melasma), acid hialuronik në peshë molekulare të vogël, stem cell etj.

Injeksionet e mesoterapisë për të trajtuar celulitin janë disi më të thella dhe përmbajnë lëndë që realizojnë shkrirje të indit adipoz dhe reduktim të dukshëm të celulitit.

Në varësi të gjendjes së pacientit përcaktohet nga mjeku dermatolog një skemë trajtimi e personalizuar, si dhe intervalet e kryerjes së mesoterapisë.

Mesoterapia është një proçedurë, që e kryer nga mjekë të kualifikuar nuk shoqërohet me rreziqe anësore ose dëmtime në lëkurë.

Koha e trajtimit është e shkurtër. Vetëm në rastet e aplikimit të koktejeve vitaminoze në lëkurën e fytyrës dhe dekoltesë mund të vërehen për 2-3 ditë shenjat e lehta të mikroinjeksioneve në këto zona, ndaj preferohet që kjo terapi të kryhet gjatë fundjavës. Ndërsa terapia anticelulit dhe e trajtimit të flokëve mund të kryhet në çdo kohë.

Në raste shumë të rralla pacienti mund të jetë alergjik ndaj ndonjë përbërësi të koktejit të injektuar, gjë e cila mund të shoqërohet me shfaqjen e dermatitit alergjik nga trajtimi, por kjo është e trajtueshme nga mjeku dermatolog.