Injeksionet e fillersave

Rrudhat__A_Derma_Klinika_Dermatologji

Fillersat mund të ndihmojnë për rrudhat dhe plikat në gjysmën e poshtme të fytyrës, vecanërisht plikat që zbresin poshtë nga cdo anë e hundës drejt qosheve të gojës. Ne përdorim acid hialuronik natyral. Ky është përbërësi kryesor në mukus. Acidi hialuronik ka një profil sigurie të mirë, të sigurtë dhe reabsorbohet gradualisht.

Trajtimet me fillersa – pyetjet më të shpeshta rreth tyre:
 

” Çfarë është Acidi hialuronik? “

Acidi hialuronik është i pranishëm në të gjithë organizmat jetësorë.
Është thjesht një përbërës kimik organik i vendosur përgjatë fibrave. Fibrat ndërlidhen me njëra tjetrën dhe veprojnë si një sfungjer.
Është përbërësi kryesor në mukus pas ujit.
Në lëkurë ai krijon volumin, dhe përdoret për të mbushur plikat dhe rrudhat.
Acidi hialuronik i përdorur në klinikën tonë dermatologjike është një acid i qëndrueshëm i përftuar jo nga kafshët.
Është i prodhuar nën kushte rreptësisht të kontrolluara. Është një xhel viskoz i pastër. Toleranca lokale ndaj këtij xheli është ekselente, me materialin që absorbohet direkt në indet lokalë. Materiali metabolizohet ngadalë dhe akskretohet nëpërmjët rrugëve të njëjta si acidi hialuronik natyral. 

 

”Çfarë do të ndodhë?“

Ju do të keni kohën e mjaftueshme për të diskutuar këtë procedurë trajtimi me mjekun dermatolog, të mendoni rreth kësaj procedure përpara se të caktoni një takim për trajtimin. Acidi hialuronik injektohet në lëkurë në sasi të vogla me një shiringë me majë të hollë. Xheli i injektuar realizon një volum natyral nën rrudhë, e cila mbushet dhe lëmohet. Proçedura e trajtimit zgjat rreth 30 minuta dhe rezultatet mund të shihen menjëherë. Meqë Acidi hialuronik i përdorur nuk është me origjinë shtazore nuk është i nevojshëm ndonjë test lëkure. Në varësi të efekteve të dëshiruara, trajtimi fillestar shoqërohet zakonisht me trajtime ndjekëse. Shumica e pacientëve kërkojnë të kenë një trajtim tjetër 6-12 muaj pas trajtimit fillestar. Studime klinike për fillersa të caktuar tregojnë që ato mund të jenë të efektshëm për deri në një vit.

 

”Çfarë do të trajtohet?“

Fillersat përdoren për të mbushur plikat ose rrudhat, rritjen e volumit të buzëve dhe përmirësimin e kontureve të fytyrës. Zona tipike janë rrudhat e thella të krijuara ndërmjet vetullave, dhe plikat ndërmjet hundës dhe gojës.

”Si do të dukem pas trajtimit?“

Menjëherë pas trajtimit ju mund të keni një skuqje të lehtë dhe enjtje në zonën e injeksionit. Ky është një efekt normal i injeksionit, i cili zhduket për 1-2 ditë. Nëse kjo situatë vazhdon, ose vërehet ndonjë reaksion tjetër ju lutemi kontaktoni mjekun. Enjtja fillestare pas trajtimit të buzëve zgjat më shumë dhe mund të jetë dramatike. Disa pacientë mund të vërejnë enjtje përreth 1 javë dhe buzët duken shumë edematoze gjatë kësaj kohe. Kjo nënkupton që rezultatet menjëherë pas trajtimit nuk mund të vërehen. Ju duhet të prisni për përmirësimin e nevojshëm të situatës.

 

”Është proçedurë e dhimbshme?“

Aplikimi i Acidit hialuronik për trajtimin e rrudhave nuk është në përgjithësi një procedurë e dhimbshme, gjithsesi disa pacientë parapëlqejnë të aplikojnë një krem anestetik 30-60 minuta përpara trajtimit. Procedurat e kryera për buzët, paraqesin si nevojshmëri injeksionet lokale anestetike.

 

”Siguria?“

Asnjë proçedurë trajtimi nuk është totalisht e sigurtë. Reaksione të zakonshme që lidhen me injeksionin mund të priten. Tipe të tjerë të reaksioneve ndodhin shumë rrallë, por rreth 1 në 7.000 pacientë të trajtuar ka raportuar për reaksion të lokalizuar të natyrës së hiperndjeshmërisë. Kjo mund të konsistojë në enjtje të vendit të injeksionit, disa herë në indet përreth. Janë raportuar skuqje, edema dhe rrallë formacione si akne. Këto reaksione kanë filluar disa ditë pas injeksionit ose më të vonuara 2-4 javë, dhe janë përshkruar në mënyrë të përgjithshme si reaksione të lehtë – të moderuar dhe të vetë limituar, me një kohëzgjatje mesatare prej 2 javësh. Është raportuar një rast me ulcer të vogël të formuar në vëndin e injeksionit, e cila pas shërimit ka lënë një cikatrice të lehtë. Në raste shumë të rralla (më pak se 1 në 15.000 trajtime) janë raportuar: formim i granulomës, nekrozë superficiale dhe urtikarie. Rezultatet e shumë studimeve dhe eksperienca tregon që testi në lëkurë nuk është i nevojshëm. Acidi hialuronik i përdorur në klinikë i është nënshtruar studimeve të shumta që kanë rezultuar me tolerance dhe efikasitet shumë të mirë.
Nuk janë produkte të rekomanduara për përdorim gjatë shtatëzanisë ose ushqyerjes me gji.

 

”Efektet anësore;“

Pas injeksionit, disa reaksione që lidhen me të mund të vërehen. Kjo përfshin skuqjen, enjtjen, dhimbjen, ndjesinë e të krojturit, ndryshimin e ngjyrës ose enjtjen në vendin e injeksionit. Këto përmirësohen vetvetiu brënda disa ditëve pas injeksioneve në lëkurë dhe brënda 1 javë pas injeksioneve në buzë. Mund të vërehet një ndjenjë diskomforti për disa ditë përpara se të arrihen rezultatet optimale. Diskutoni me mjekun dermatolog në se vuani nga herpes labialis, pasi një nga efektet anësore të mundshme mund të jetë rishfaqja e Herpesit.

 

”A mundet një fillers të përdoret pas trajtimit me lazer ose një peeling?“

Po, por është e rekomanduar që ju të prisni derisa zona e trajtuar të jetë totalisht e shëruar. Më e pranueshme është që këto proçedura të kryhen 4-6 javë më vonë.

 

”Sa zgjat efekti?“

Rrudhat dhe plikat: në përgjithësi trajtimi i rradhës është i nevojshëm pas 6-12 muajve.
Buzët: në përgjithësi trajtimi i rradhës është i nevojshëm pas 6 muajve.
Por varet nga shumë faktorë sic janë: struktura e lëkurës, stili i jetës, mosha, shkalla e perfeksionit e kërkuar nga pacienti dhe teknika e injeksionit të kryer. Eksperienca klinike tregon që trajtimet e mëtejshme ndjekëse do të ndihmojnë në kohëzgjatje. Buzët shpesh kanë një edemë të madhe por kjo është e përkohshme dhe largohet brënda një jave.

 

”A ngurtësohet një fillers në kohë të ftohtë? Çfarë ndodh në kohë me diell?”

Nuk rekomandohet që pacienti të ekspozojë zonën e trajtuar në nxehtësi intensive (p.sh. solar, banja dielli, sauna) ose të ftohtë ekstrem gjatë ditëve të para pas trajtimit. Kjo bëhet që të mënjanohet rreziku i inflamimit në zonën e injektuar. Gjithsesi pas injeksionit të Acidit hialuronik ai integrohet në trup dhe përshtatet ndaj temperaturës normale të trupit.

 

”Historia dhe kimia;“

Acidi Hialuronik (HA) u përdor për herë të parë në vitin 1942 nga Endre Balazs për të zëvendësuar të bardhën e vezës në punishtet e ëmbëlsirave. Ai u bë një ekspert në HA dhe realizoi zbulimet kryesore lidhur me HA përgjatë 50 viteve. Në 2 dekadat e fundit përdorimi terapeutik dhe estetik i HA është shtrirë në një numër të madh përdorimesh si trajtimi i dhimbjeve të artikulacioneve, përdorimi në klinika të fertilitetit dhe përdorimi për pathollogji të ndryshme të indeve.
Acidi hialuronik ekziston natyrshëm në të gjithë organizmat e gjallë dhe është një komponent universal ndërmjet qelizave (hapësirës ekstra qelizore). Është një polisaharid që ka një strukturë kimike identike si në mikroorganizma bakterialë dhe në qenie humane. HA mund të gjëndet në shumë zona në trup, përfshirë:
Lëkurën, në të cilën krijon volumin (pa HA lëkura do të ishte e thatë dhe e rrudhur);
Trupin vitroz, i cili i jep volum dhe formë kartilagove të syve;
Lëngun synovial ku vepron si lubrifikues, absorbues goditjeje dhe filter.
Enët e gjakut;
Kordonin umblikal për lubrifikim dhe forcim;

 

”Funksioni në lëkurë;“

Acidi hialuronik luan një rol vital në indet lidhëse sic është lëkura. Shtresa dermale e lëkurës përbëhet nga një rrjet fibrash të kolagjenit, dhe në brendësi të tyre sasi të mëdha të Acidit hialuronik. Aftësitë elastike të Acidit hialuronik ofrojnë rezistencë ndaj shtypjes, kështu lëkura mbron strukturat nën të ndaj dëmtimeve. Acidi hialuronik realizon lubrifikimin që lejon lëkurën të akomodohet ndaj ndryshimeve në formë dhe volum, të cilat vërehen kur kockat dhe ligamentet nën të lëvizin.
Xheli i Acidit hialuronik në lëkurë frenon lëvizjet e trupave të huaj sic janë bakteriet. Kjo, luan një rol të rëndësishëm në funksionin mbrojtës të lëkurës si barierë ndaj infeksionit. Me kalimin e viteve dhe plakjen fiziologjike të lëkurës sasia e HA në lëkurë bie, pasi qelizat e lëkurës humbasin aftësinë për të prodhuar HA. Pra sasia e HA ulet me rritjen e moshës dhe kjo sasi nuk arrin të mbajë ujin në lëkurë si më parë. Kjo mund të demonstrohet nga kapja e lëkurës ndërmjet dy gishtave. Në moshat e reja lëkura kthehet menjëherë në volumin e saj original. Gjithsesi, me plakjen, aftësitë e lëkurës për të rigjeneruar veteveten janë të ulura.